Shtetasi i Maqedonisë vret djalin e tij 10-vjeçar në Suedi

Mediat suedeze raportuan për një tragjedi të ndodhur pak ditë më parë, më 8 janar, në një apartament në zonën Rosenlund të Suedisë.

Marketing

Mediat raportojnë se babai ka tentuar të vrasë djalin e tij (10 vjeç) dhe më pas ka lajmëruar policinë.
https://aktuale.mk/wp-admin/media-upload.php?post_id=817069&type=image&TB_iframe=1
Sipas informacioneve, babai ka qenë vetëm me fëmijën e tij dhe është kujdesur për të kur ka kryer krimin.

Burri i tha policisë se kishte menduar të vriste djalin e tij.

Informacioni konfirmohet nga shënimet zyrtare të policisë të publikuara në buletinin policor të Suedisë.

Kështu thuhet se policia është thirrur në zonën e Rosenlund në orën 10:55 me informacion se në një banesë ndodhej një person i plagosur shumë rëndë. Me të mbërritur policia ka gjetur një fëmijë të mitur në gjendje të rëndë për jetën dhe një burrë të rritur.

Djali u transportua menjëherë me helikopter në spital, ku u përpoqën të bënin gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ia dolën dhe djali iu nënshtrua plagëve të marra.

Personi është arrestuar si i dyshuar për veprën penale, ndërsa policia ka kryer hetimet.

Mediat në Maqedoni raportojnë se është një tragjedi në një familje nga Maqedonia që punonte dhe jetonte në Suedi.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila mbledh më shumë informacion për rastin.