Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë një automjet të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 72,000 vezë pa dokumentacionin përkatës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si tregti e ndaluar.