Shtetasi i Shqipërisë ndalohet duke futur në Kosovë 72 mijë vezë

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë një automjet të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë.

Marketing

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 72,000 vezë pa dokumentacionin përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si tregti e ndaluar.

Marketing