Një fëmijë është goditur nga një automjet në rrugën Industriale në Tetovë. Fëmija me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Një fëmijë është goditur nga një automjet në rrugën Industriale në Tetovë. Fëmija me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Drejtuesi i automjetit me targa të Serbisë pasi e ka goditur fëmijën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për Klan Maqedoni nga SPB-Tetovë konfirmojnë se bëhet fjalë për një grua 27 vjeçare nga Serbia, por me qëndrim të rregulluar në Maqedoni. E njëjta është dërguar në stacionin policor në Tetovë për bisedë informative.
“Sot rreth orës 18:50, në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, vetura “Fiat Punto” me targa të Serbisë, e drejtuar nga 27-vjeçarja M.N shtetase serbe me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka goditur një të mitur (këmbësor) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit”, thonë për Klan Macedonia nga SPB – Tetovë./
Shoqëria për tregti dhe shërbime
"AKTUALE" SHPKNJP - Shkup
Contact us:
[email protected]
[email protected]
© Të gjitha të drejtat aktuale.mk