Shteti e ka ngritur nivelin për mbrojtje nga Kovid-19

Pa nevojë urgjente të mos udhëtohet në rajonet kritike në veri të Italisë, ndërsa udhëtarët të cilët vijnë prej atje do të jenë nën kontroll të përforcuar shëndetësor në vendkalimet kufitare dhe sipas nevojës do të vendosen në izolim në institucion mjekësor. Shteti e ka ngritur nivelin e mbrojtjes dhe parandalimin nga koronavirusi Kovid 19, veçanërisht pas përhapjes së tij në rajonet italiane Lombardia, Veneto dhe Emilija-Romanja ku qëndrojnë rreth 23.000 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Tani për tani, sipas informacioneve të Përfaqësive konsullore diplomatike (PKD) në Itali, nuk ka qytetarë të sëmurë të Maqedonisë së Veriut nga koronavirusi.

Megjithatë, të gjithë udhëtarët të cilët do të vijnë në vend nga rajonet kritike në veri të Italisë, do të intervistohen në mënyrë të detajuar, kontrollohen dhe sipas nevojës edhe të testohen. Do të udhëzohen dhe lëshohen vetëm në disa vendkalime kufitar – Bogorodicë, Bllacë, Deve Bair, Tabanoc dhe Qafëthanë me qëllim që kontrolli të jetë më i koncetruar.

Në vendkalimet kufitare janë përcaktuar hapësira të veçanta ku do të intervistohen të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga destinacionet kritike dhe do të bëhet skrining fillestar i gjendjes së tyre shëndetësore. Në aeroportin e Shkupit, me kamerë termale do të kontrollen të gjithë udhëtarët të cilët arrijnë e jo si deri më tani vetëm ata nga Dubai dhe Stambolli. Me pistoletë pa kontakt për matjen e temperaturës trupore do të bëhet skrining tek udhëtarët të cilët do të arrijnë nga destinacionet e rrezikshme edhe në aeroportin e Ohrit.

Nëse paraqitet nevoja, janë siguruar hapësira për izolim të udhëtarëve të cilët duhet të monitorohen 14 ditë dhe në kohën e parë ato do të jenë reparte infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar, të cilët do të sigurohen nga policia.

Është formuar edhe shtab i krizës në Ministrinë e Shëndetësisë që do t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve kompetente. Shtabi i krizës çdo ditë do të mbajë brifingje për informatat më të reja nga terreni.

Përveç apelit të mos udhëtohet në rajonet ku janë regjistruar rastet e Kovid-19, Qeveria sot në seancë do të diskutojë edhe për mbajtjen e të gjitha vizitave në Itali.

Nga MPJ-ja rekomandojnë masa të rritura të kujdesit gjatë udhëtimit në rajonet Lombardia, Veneto dhe Emilija-Romanja, ndërsa më shumë informata qytetarët mund të marrin në travel.mfa.gov.mk , si dhe në Konsullatën e përgjithshme në Venecia në numrin kujdestar të telefonit + 39 389 5837913 ose në postën elektronike [email protected]

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët në tërësi t’i respektojnë masat parandaluese sipas të cilave, duhet të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit – të mos konsumohet ushqim nga kafshët e sëmura, të vendoset mbrojtje shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit – të shfrytëzohen enë dhe thika të ndryshme për përgatitje dhe prerjen e produkteve të papërpunuara dhe të pastrohen duart pas çdo përgatitje të ushqimit. Gjatë përgatitjes së mishit dhe vezëve duhet të përpunohen mirë në mënyrë termike, të vendoset mbrojtje e veçantë gjatë punës në tregjet e hapura – mbajtje e detyrueshme e pajisjes mbrojtëse, doreza, maska dhe mantilla, derisa të kryhen punën me kafshë ose prodhime me prejardhje shtazore, pas përdorimit të tërë pajisjes të nxirret dhe të pastrohet çdo ditë dhe të ketë kujdes të mbrohet familja nga pajisja e pa pastruar e punës.

Gjithashtu, duhet të mbrohet popullata nga ftohja – të shmanget kontakti i pambrojtur me të sëmurit (duke përfshirë edhe prekje me gojë, hundë dhe sy), si dhe kontakt i pambrojtur me kafshë shtëpiake ose të egra. Detyrimisht dhe shpesh të pastrohen duart – edhe kur nuk janë shumë të pista të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose të shfrytëzohen pastrues për duar i cili përmban alkool, gjatë kollitjes ose teshtimës të mbrohet goja dhe hunda me facoletë ose me dorë, pas përdorimit të facoletës të hidhen në koshe të mbyllura, ndërsa gjatë kollës ose teshtimës, si dhe gjatë kujdesit për të sëmurit detyrimisht të pastrohen duart.

Pas përhapjes së Kovid 19 në Itali ku deri më tani e kanë humbur jetën shtatë persona dhe mbi 220 janë infektuar, masa të jashtëzakonshme për mbrojtje ndërmarrin edhe vende tjera në rajon dhe Evropë.

Në Slloveni është thirr Këshilli për siguri kombëtare, Qeveria greke ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe urdhëroi shtyrje të ekskursioneve të fëmijëve në Itali, ndërsa masa dhe aktivitete për reagim gjatë shfaqjes eventuale të koronavirusit zbatohen edhe në Shqipëri, Kosovës, Serbi, Bullgari dhe Kroaci.