Një shtet gjerman ka ndaluar përdorimin e burkave në shkollë, duke thënë se mbulesa islame nuk bën pjesë në një shoqëri të lirë.
Baden-Württemberg në Gjermaninë Jugperëndimore njoftoi ndalimin të martën. Shteti tashmë ka ndaluar përdorimin e mbulesave të tilla për mësueset dhe nxënëset.
Kryeministri i shtetit, Winfried Kretschmann, tha se rrallëherë kishte raste që vajzat nëpër shkollat e vendit mbanin burka, por se nevojitej një vendim i tillë.
Rregulli i ri do të zbatohet për vajzat që ndjekin shkollat fillore dhe të mesme në shtet.