Shteti ka shitur zyrën e Ivanovit në Tetovë në vitin 2015, presidenca tani i paguan qiranë pronarit

“Zyra e Popullit” e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov e cila në muajin shkurt të vitit 2011 u hap në mënyrë solemne në qytetin e Tetovës në rrugën Boris Kidriq, lamela 54, ndërtesa 1 është shitur në vitin 2015 nëpërmjet Shoqërisë Aksionare për menaxhim me objekte afariste në pronësi shtetërore, por para shitjes Qeveria e atëhershme nuk ka sjell vendim me të cilin Kabinetit të Presidentit të Shtetit i ndërpritet e drejta e shfrytëzimit të përkohshëm të objektit, shkruan Zhurnal.

Marketing

Këtë e ka vërtetuar edhe Enti shtetëror për revizion në raportin final pas kryerjes së revizionit të raporteve financiare dhe buzhetin e miratuar për Presidentitn e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Në raportin e revizionit thuhet se me vendim të Qeverisë në vitin 2010, Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të objekti afaristë në Tetovë pas asnjë kosto mujore (pa pagesë) për hapjen e një zyre komunikimi me qytetarët. Mirëpo ky objekt afaristë më parë ka qenë i shfrytëzuar nga nga Ndërmarrja publike për menaxhim me objekte banimi dhe afariste. Revizioni ka konstatuar se në vitin 2015, Republika e Maqedonisë nëpërmjet Shoqërisë Aksionare për menaxhim me objekte afariste në pronësi të shtetit, nëpërmjet formës së aukcionit online, këtë objekt i’a ka shitur një personi fizik.

“Para se të bëhet shitja e objektit afaristë Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka sjell vendim për ndërprerje e shfrytëzimit të këtij objekti nga ana e kabinetit të Presidentit Ivanov, në pajtueshmëri me Ligjin për shfrytëzimin e objekteve që janë në pronësi dhe menaxhim të shtetit. Për shkak të nevojës për shfrytëzim të mëtejm të këtij objekti afaristë për nevojat e “Zyrës së Popullit” të Presidentit në Tetovë, duke filluar nga muaj tetor i vitit 2016 e këndej kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov paguan qira për shfrytëzimin e objektit në fjalë, në bazë të një marrëveshje për shfrytëzim me qira të lidhur me një person fizik”, thuhet në raportin e revizionit.