Projekti kap vlerën e 245 milionë dollarëve dhe ndër të tjera përfshin sinjalistikën rrugore me ndriçim.
Është pjesë e projektit të qeverisë së programit të sigurisë rrugore, i cili parashikon zbatimin e ngjyrës fluroshente për sinjalistikën horizontale. E ashtuquajtura ngjyra që shkëlqen në errësirë duhet të lehtësojë lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe në këtë mënyrë të shkurtojë kohën e reagimit ndaj kushteve të caktuara të rrugës.
Programi parashikon aplikimin e ngjyrës në disa rrugë në shtetin e Viktorias (Australi), dhe kompania Tarmac Linemarking tashmë ka publikuar foto të rrugës me tabela ndriçuese.