Shtimi i rasteve me koronavirus, Athina “e mbyllur” deri më 21 shkurt

Rajoni i Atikës në Greqi futet në një karantinë 12-ditore pas shtimit të infektimeve me Covid-19.

Marketing

Duke nisur nga nesër në ora 06:00 e deri më 21 shkurt, rajoni më i madh i shtetit fqinj do të jetë nën karantinë rigoroze.Sipas vendimit të qeverisë, do të jenë hapur vetëm farmacitë dhe ushqimoret.

Tre elementët që alarmuan qeverinë dhe ekipin e ekspertëve janë rritja e shtrimeve në spitale, rritja e pacientëve në terapi intensive dhe shtimi i rasteve të reja në Atikë gjatë javës së fundit.

Qeveria dhe këshilltarët e saj do të rivlerësojnë të dhënat e të dhënave epidemiologjike në fund të bllokimit gati total dhe do të vendosin nëse do të lirojnë disa kufizime.

Më herët, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për një takim urgjent të komitetit të ekspertëve, i cili ka bërë disa herë thirrje për masa shtrënguese në rajonin e Atikës.

Sipas mediave helene, burime nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), rastet e reja kanë arritur në mbi 1.000 dhe pritet të tejkalojnë shifrën e 1500 rasteve ditore.Nga nisja e pandemisë Greqia regjistron 166,067 të infektuar dhe 6,017 viktima.