Ballina Aktuale Shtohen pacientët që vuajnë nga alergjitë

Shtohen pacientët që vuajnë nga alergjitë

Deri nga mesi i shekullit 21, çdo i dyti fëmijë në botë pritet të preket nga ndonjë lloj i alergjisë. Kështu thonë nga Klinika e fëmijëve në Shkup duke shtuar se ndjehen të shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me alergji. Sipas drejtuesve të këtij institucioni në klinikë tashmë dominojnë rastet me simptoma alergjie të cilat po marrin trajtimin e duhur.

Marketing

“Shërimi, sigurisht që shkon fillimisht përmes ambulancës mirëpo gjatë kësaj periudhe, respektivisht periudhës pranverore kemi rritje të numrit të fëmijëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor, për shkak të laringiti i përsëritur, bronko-obstruksionet e përsëritura, gjegjësisht përkeqësimet e sëmundjes astmatike”, tha Valentina Cvejoska Çollakovska, drejtore e Klinikës së fëmijëve.

Sipas drejtoreshës Valentina Cvejoska Çollakovska, ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të fëmijëve me alergji janë ngrohja globale dhe ndotja e ajrit dhe ushqimi me cilësi të dyshimtë.

“Nga mosha shumë e hershme fillojnë me manifestimin e alergjive dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Shkaku i rritjes së numrit të alergjive në moshën fëmijërore është multifaktorial. Kujdes i veçantë i kushtohet këtij problemi por nuk mund të fajësohet vetëm një nga faktorët, bëhet fjalë për multifaktorialitet, para se gjithash ka të bëj ngrohjen globale, ndotja globale e ajrit. Gjithçka e ndotur që thithim, hamë dhe pimë është shkaku kryesor për rritjen e numrit të alergjive në kornizë botërore, nuk është vetëm te ne”, shtoi Valentina Cvejoska Çollakovska, drejtore e Klinikës së fëmijëve.

Kollitje, temperaturë, teshtitje dhe skuqje e syve janë disa nga simptomat që karakterizojnë alergjinë. Alergjitë më të shumta janë: alergji nga ushqimi, medikamentet, pickimi i insekteve dhe alergjitë stinore. Mjekët këshillojnë personat që kanë alergji nga poleni ta shmangin ekspozimin në vendet ku ka më shumë lule dhe pemë. Sipas mjekëve, mostrajtimi i alergjisë mund të shkaktojë komplikacione, një ndër to astma, andaj bëjnë thirrje që simptomat të mos nënvlerësohen. Mjekët apelojnë trajtim adekuat, jo thjesht qetësues dhe mbi të gjitha vaksinimin e rregullt. Sipas të dhënave të mjekëve, në Evropë 60% e popullatës është e prekur nga alergjitë nga të cilët 15 deri në 20% vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes./Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version