Paul Pogba do t’i mungojë Manchester Unitedit në tri ndeshjet e radhës në Premier Ligë.
Pogba është suspenduar me tri ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit, ka njoftuar klubi i Manchester Unitedit.
Kësisoj, mesfushori francez do të mungojë ndaj Tottenhamit, Manchester Cityt dhe Watfordit.
Kujtojmë se Pogba hyri si zëvendësues në pjesën e parë të ndeshjes kundër Liverpoolit dhe mori karton të kuq vetëm pas 14-të minutave.
Në minutën e 59-të, francezi bëri një ndërhyrje pranë zonës së penalltisë, ndaj Naby Keitas. Fillimisht, arbitri kryesor, Anthony Taylor, e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas rishikimit me VAR, Pogban e ndëshkoi me të kuq.