Shtrejtimi i energjia elektrike, ASH: Fajtorë drejtuesit e institucioneve

Aleanca për Shqiptarët fajson drejtuesit e institucioneve dhe resurseve energjetike në vend lidhur me paralajmërimet për shtrejtimin e energjisë elektrike. Ilmi Aziri nga kjo parti thotë se nga paaftësia e tyre për të menaxhuar me konsumin e energjisë elektrike pasojat do t’i bartin qytetarët, teksa për mundësinë keqpërdorimit të zbrastirave ligjore sipas tij me kohë kishin tërhequr vërejtjen.

Marketing

“Duhej të hartoni një rregullore të re për furnizim me energji elektrike apo të ndërhyni në sistemin aktual tariforë. Vendet konsumuese të klientëve duhet të evidentohen sipas linjës së tensionit të pikes matëse të konsumit të energjisë elektrike, 35kw, 10kw apo 0,4 shkalla e parë.Në gjitha këto vende harxhuese të energjisë elektrike në tensionin e mesëm duhet të furnizohen me energji elektrike vetëm në tregun e lirë e në asnjë mënyrë në atë universal. Me evidentimin sipas linjës së tensionit të pikës matëse të konsumit të energjisë elektrike, kompanive, klientëve u hiqet mundësia që të shfrytëzojnë zbraztirën aktuale ligjore.”, tha Ilmi Aziri, deputet i ASH-së.

Aziri thotë se kot po ngritet pluhur për ndriçimin publik nëpër komuna. Sipas tij është e palogjikshme që ndërmarrje gjigante ekonomike që janëtë lidhura me tensionin e mesëm të shfrytëzojnë energji elektrike të subvencionuar në tregun universal ndërsa ndriçimi publik të jetë i detyruar të furnizohet nga tregu liberal.

Marketing