Shtrëngimi i duarve që mund ta ndryshojë historinë (FOTO+VIDEO)

Edhe pse pak kush ka besuar se mund të ndodh një gjë e tillë, megjithatë ndodhi dhe atë në Singapor, ku u takuan presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Marketing

Trump dhe Kim shtrënguan duart në prezencë të mediave, dhe më pas lideri koreanoverior iu drejtua presidentit amerikan në gjuhën angleze me fjalët: “Më vjen mirë që po takohemi dhe njihemi zotëri president”.

Edhe ish-ylli i NBA, Denis Rodman, ka ofruar mbështetje për takimin SHBA-Kore e Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-Un, madje në transmetimin e drejtpërdrejt kishte qarë.

 

Lideri i Koresë së Veriut më pas është takuar me Trumpin para hotelit ku edhe shtrënguan duart, dhe atë para flamujve të vendeve të tyre. Ky shtrëngim duarsh ka zgjatur rreth 12 sekonda, megjithatë gazetarët kishin vërejtur se kishte munduar metoda e pazakontë e Trumpit gjatë shtrëngimit të duarve, ku preferon ta tund për disa minuta.

Marketing