Shtrenjtohen buka dhe gatimet e bardha

Tanimë është bërë përditshmëri rritja e çmimeve si të shërbimeve ashtu dhe prodhimeve. Gjatë muajit qershor në shumë shitore dhe objekte shërbyese në Dibër u rritën çmimet të kafesë, lëngjeve si dhe gatimeve. Kjo ndodhi në prag të ardhjes të mërgimtarëve dhe sezonit veror, kurse këta ditë pronarët e furrave rritën çmimet të bukës dhe gatimeve të bardha. Në pesë furrat e Dibrës të cilët kanë punë boll, thonë se rritja e çmimeve korrespondon me rritjet të çmimeve edhe ne sferat e tjera të jetës. Por nga ana tjetër qytetarët thonë se çmimet e bukës deri tani kanë qenë korrekte, por jo edhe pesha e bukës.

Marketing

Në furrat e Dibrës, pothuajse të gjithë llojet e bukës si dhe të gjithë gatimet e bardha kanë çmime të reja. Rritja është për 5 denarë tek të gjithë prodhimet dhe pronarët thonë se nuk është ndonjë rritje e cila do të godas xhepin e qytetarëve. “Kemi rritje tek të gjithë prodhimet. Rritjet janë të domosdoshme me që një kafe tani në restorante dhe kafeteri është 50 denarë, dhe deri tani një bukë shiteshe nga 30 ose 40 denarë, varësisht nga lloji i bukës. Kjo rritje nuk është mëkat. Bukët në krahasim me prodhimet e tjera gjithmonë kanë qenë më të lira. Janë shtuar edhe harxhimet tona në furra, prandaj ne vendosëm që të bëjmë rritje të çmimeve në mënyre modeste nga 5 denarë si për të gjithë llojet e bukës, ashtu edhe për të gjithë llojet e gatimeve të bardha”, thotë pronari i një furre në Dibër e cila ka dy shitore në qendër të Dibrës. Ai potencon se nga shitja e bukës furrat janë të kënaqur, por jo edhe nga gatimet e bardha , të cilët kërkojnë me shumë angazhim.

Nga ana tjetër reagimet të dibranëve janë të mëdha kur është në pyetje rritja e çmimit të bukës. Afrim T. thotë se në Dibër në krahasim me Strugën, Ohrin, Gostivarin dhe Tetovën, bukët janë gjithmonë me një peshë më të vogël. Ai fton inspektorët kompetent që të bëjnë matjen e peshës të bukëve që shiten në Dibër. “Nuk ka kontroll as për çmimin por as për peshën e bukës. Pesha e bukës është shumë më e vogël në krahasim me bukën në qytetet fqinje në Dibër. Poashtu edhe bukët bajat shiten nga 25 denarë, kurse në qytetet tjera edhe pse bukët janë me peshë më të madhe shiten nga 20 denarë. Manipulime nga pronarët e furrave ne Dibër bëhen me peshën, këtë le ta dinë kompetentët”, thotë ai. Akuzat për peshën e vogël të bukëve në Dibra janë në kontinuitet.

Tani kurë në Dibër furrat shesin një sasi shumë më të madhe të bukëve për shkak të prezencës të madhe të mërgimtarëve dhe në situatë kurë askush nuk gatuan në shtëpi bukë, shpesh pritet edhe me radhë në shitoret e bukës për të blerë bukë apo gatime të bardha. Me qëllim që të mos u mbeten bukë bajat, prodhuesit pjekin sasi të kufizuara të bukës, thonë konsumatorët. Jozyrtarisht në Dibër dhe rajonin gjatë një dite shiten mbi 6 mijë bukë dhe një sasi shumë e madhe e gatimeve të bardha siç janë gjevrekët, gjizakët, por ka rritje të madhe edhe të byrekëve si shiten. Pjesa më e madhe e pronarëve të furrave në Dibër janë nga Prizreni kurse dy furrxhi janë dibran.

Marketing