Shtrenjtohen cigaret deri në 10 denarë

Në Maqedoninë e Veriut gradualisht po shtrenjtohen cigaret, ky trend rritës po vijon sidomos nga viti i kaluar.

Marketing

Një pjesë e llojeve të cigareve janë shtrenjtuar prej 5 deri në 10 denarë. Kështu cigaret “Zhade” dhe “Laki Strajk” nga 95 denarë për paketë, tani shiten për 100 denarë, kurse çmimi i cigareve “Rothmans” u rrit nga 100 në 110 denarë. Distributorët thonë se rritja e çmimit në tregun vendas është për shkak të shtrenjtimit nga ana e prodhuesve.

“Cigaret me të cilat ne punojmë u shtrenjtuan për 5 denarë si rezultat i rritjes së çmimit nga ana e furnizuesve dhe kjo rritje nuk ka të bëjë me rritjen e akcizës”, thonë nga Euroatabak. Shtrenjtimi i radhës, për shkak të rritjes së akcizës, pritet në muajin korrik.

Qytetarët kanë theksuar se kjo rritje po ndikon edhe në xhepin e tyre dhe se disa lloje të cigareve tashmë janë bërë luks për ta. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e pakta të rajonit që ka cigare me cmime më të lira, për dallim të disa vendeve tjera, përfshirë edhe ato fqinje.