Shtrenjtohen derivatet

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata rritet për 1.00 denarë, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98 për 1.50 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Marketing

Për një denar shtrenjtohet edhe EURODIZEL (D-E V), ndërsa për 1.50 denarë Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1).

Një litër EUROSUPER BS – 95 nga nesër do të shitet për 80 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 për 82.50 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 81.50 dhe Ekstra i ehtë 1 (EL-1) për 81.00 denarë.

Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS për 0.176 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 39.459 denarë.