Shtrenjtohen derivatet e naftës 

Shtrenjtimi i derivateve të naftës nuk ka të ndalur me javë të tëra. Kështu Komisioni Rregullator i Energjetikës sot ka vendosur edhe një herë, për të diastën javë rresht, për shtrenjtim me pakicë të çmimeve të derivateve të naftës.

Marketing

Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2.5 denarë. Si rrjedhojë, Eurosuper BS-95 do të shitet për 75,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 77,5 denarë, Eurodizeli për 67.5 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet për 67.00 denarë për litër. Çmimet e reja të karburanteve do të hyjnë në në fuqi nga mesnata e sotme.

Marketing