Shtrenjtohen derivatet e naftës

Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një deri 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,23 për qind.

Marketing

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODISEL (D-E V) rriten për një denarë për litër dhe do të arrijnë 58, gjegjësisht 50 denarë. Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) por rriten për 1,5 denarë për litër dhe do të shiten për 60,5 dhe për 39 denarë.

Marketing