Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë kanë vendosur që të shtrenjtojnë çmimet e karburanteve pas mesnate, përcjell TV21. Çmimet e benzinave dhe naftës do të shtrenjtohen për 2 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për 1,5 denarë.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Benzina BS-98+ – 75,5 den/l
Benzina BS-95 – 73,5 den/l
Nafta – 66 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 65,5 den/l