Shtrenjtohen karburantet! Benzina arrin në 90 denarë, nafta në 94 denarë për litër

Benzina do të shtrenjtohet me 3 denarë, ndërsa nafta me 6 denarë nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).

Nga 21 korriku 2026, duke filluar nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

• Benzinë EUROSUPER BS-95: 90,00 denarë/litër

• Benzinë EUROSUPER BS-98: 92,00 denarë/litër

• Naftë EURODIZEL BS (D-E V): 94,00 denarë/litër

• Vaj ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1): 93,00 denarë/litër

• Mazut M-1 NS: 45,373 denarë/kilogram

Çmimet me pakicë ndryshojnë si më poshtë:

• Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me 3,00 denarë për litër.

• EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet me 6,00 denarë për litër.

• Vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) shtrenjtohet me 7,00 denarë për litër.

• Mazuti M-1 NS shtrenjtohet me 3,205 denarë për kilogram, duke arritur në 45,373 denarë/ / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF