Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2,00 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 1,50 denarë.

Marketing

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht për 1,00 denarë.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRRE-së për Benzinë ЕUROSUPER BS – 95 janë 86,00 (denarë/litër), ЕUROSUPER BS – 98 – 88,00 (denarë/litër), Dizeli- me çmimin me pakicë do të kushtojë 87,00 (denarë/litër), vaji ekstra i lehtë për amvisëritë – 85.00 (denarë/litër).