Komisioni Rregullator për energjetikë njofton se nga mesnata çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, respektivisht pas mesnatës një litër naftë do të kushtojë 94,5 denarë, përcjell TV21. Për dy denarë e gjysmë do të shtrenjtohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, i cili pas mesnate do të shitet për 92 denarë për litër. Çmimi i benzinave nuk ndryshon, gjegjësisht benzina Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 86,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 89 denarë.