Shtyhet fillimi i Superligës, Komiteti Ekzekutiv i FSHF pranon kërkesën

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit pranoi kërkesën për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore. Nuk ka asnjë datë se kur mund të rinisë kampionati.

Marketing

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.Plani ishte që Superliga të niste në datën 12 shtator. Por skuadrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në momentin që qeveria do të plotësojë kushtet e vendosura prej tyre.Klubet kërkojnë rishikimin e ligjit pasi nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre dhe qeveria sipas ligës nuk ka reflektuar ne ligj premtimet e dhëna. Presidentët e skuadrave u mblodhën edhe në Minsk ku diskutuan gjatë për vazhdimësinë e kampionatit ndërsa në fund i qëndruan besnik vendimit për ta bojkotuar superligën deri në një moment të dytë.