Shtyhet gjykimi i sotëm ndaj Zekirit

Nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë njoftuar se seanca e caktuar për datën 13.03.2023 për të akuzuarin Muhamed Zekiri do të shtyhet.

Marketing

“Gjegjësisht, në Gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, për të stabilizuar më tej gjendjen me shëndetin mendor ndaj të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, qëndron në njoftimin e Gjykatës.

Nga atje kanë shtuar se meqenëse bëhet fjalë për çështje shëndetësore, gjykimi do të shtyhet, ndërsa seanca kryesore do të caktohet në koordinim me palët e tjera në procedurë, si dhe sipas rekomandimit të ekspertit, për çka do të njoftohet më tej opinioni.