Për shkak të mungesës së anëtarit të këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën penale në Shkup për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Nga Gjykata penale informuan se Stavrev ka munguar për shkak të hapjes së pushimit mjekësor.
Në gjykatë sot kanë ardhur të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati. Seanca e re është caktuar për më 19 gusht.
Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska. Ata akuzohen për joshje kriminale, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova.