Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë të ditur se konferenca e shumë pritur e Stambollit për paqen afgane është pronlonguar deri në fund të muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Menduam se do të jetë e dobishme ta prolongojmë atë. Ne u këshilluam me Katarin, SHBA-në dhe OKB-në dhe vendosëm ta mbajmë atë pas Ramazanit dhe festës së Bajramit”, tha Çavuşoğlu për kanalin e lajmeve ‘Haberturk’.
Konferenca ndërkombëtare, e konsideruar si e rëndësishme për të ardhmen e Afganistanit të shkatërruar nga lufta mes tërheqjes së trupave të huaja dhe dhunës së përshkallëzuar, ishte planifikuar të mbahet nga 24 prilli deri më 4 maj në metropolin turk, Stamboll.