Shtyhet seanca e ish-presidentit Ilir Meta, zbulohen arsyet

Është anuluar seanca në Gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë ku u desh të caktohej masa e kujdesit ndaj deputetes Monika Kryemadhi, ish bashkëshortja e Ilir Metës. Arsyet e anulimit nuk janë bërë të ditura. Kryemadhi para mediave përsëriti qëndrimet dhe akuzat e adresuara edhe ditë më parë kundër SPAK-ut, prokurorit Altin Dumani dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa sot shpalosi edhe emra të rinj të cilës sipas saj duhet të jenë objekt hetimi nga siç thotë ajo “drejtësia e kastruar e Edi Ramës”. Gjatë ditës pritet që edhe ish presidenti Ilir Meta të njihet me masën e kujdesit. Ai po qëndron në ndalim tashmë 48 orë mbi dyshimet e SPAK për pastrim të parave, korrupsion dhe fshehje tatimi. Seanca që ishte caktuar mëngjesin e sotëm u shty me kërkesë të avokatit të Metës me arsyetimin se kërkon të njihet me akuzat.

Marketing

“po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë tre musketarët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Krajen dhe gjyqtarin Erion Çela. Pati një mashtrim të drejtpërdrejt nga prokurori Kraja që tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin kur ju të gjithë e dini se Meta u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam që të njihemi me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la vetëm tre orë kohë për të parë dosjet”, deklaroi Monika Kryemadhi, Deputete e Partisë së Lirisë.