Qeveria nuk ka arritur marrveshje me bankat për shtyrjen e afatit për lëshimin e 6,000 denarëve ndihmë shtetërore, i cili skadoi të premten.
Kjo nënkupton se qytetarët që nuk kanë azhurnuar të dhënat personale, apo nuk kanë arritur të hapin një llogari të re bankare do ta kenë të pamundur ti marrin këto mjete.
Nga qeveria thonë se “Paratë do t’u paguhen të gjithëve që kanë nevojë dhe do të mund t’i shfrytëzojnë për shpenzime personale. Lidhur me hapjen e llogarive të reja për qytetarët me xhirollogari të bllokuara, kujtojmë që procesi realizohet përmes bankave që kanë mundësi teknike për këtë dhe pagesa bëhet pa ndonjë problem. Përpunimi i 70 mijë ankesave të paraqitura nga qytetarët që nuk ishin në listën e marrësve është në fazën përfundimtare.”
Nga “Pakoja e katërt” e masave anti-krizë ishte paraparë të përfitojnë rreth 300 mijë qytetarë për çka nga buxheti janë ndarë 27.6 milion euro. Pritet edhe shqyrtimi I ankesave të qytetarëve të cilët nuk ishin në emrat e përfituesve.