Shtyrja e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë destabilizon Ballkanin

Shtetet anëtare do të vendosin në qershor lidhur me fillimin e bisedimeve. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arsye të shpresojnë se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian do të fillojnë bisedimet për pranim në BE. Unë kam besim se Komisioni i BE-së në fund të majit do t`i japë rekomandimet pozitive për të dy vendet. Kështu ka thënë komisioneri përgjegjës për zgjerimin, Johanes Han, shkruan Die Zeit, sipas të cilit, para së gjithash – Maqedonia e Veriut përmes reformave të bëra dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë, e ka merituar në mënyrë të dukshme fillimin e negociatave.

Marketing

“Shtetet anëtare të BE-së e kishin miratuar parimisht fillimin e bisedimeve për integrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë që në qershorin e vitit të kaluar. Por fillimi praktik i bisedimeve ishte kushtëzuar nga bërja e hapave të tjerë drejt përparimit të rrugës së reformave. Për këto përparime, BE do të bëjë raporte pak pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropiane, raporte këto që do të shërbejnë për marrjen e vendimit nga qeveritë e shteteve anëtare”, është shprehur komisari për zgjerim. Han ka përsëritur se shtyrja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, destabilizon Ballkanin.

“Një shtyrje e mëtejme dhe një mosnjohje e përparimit të arritur nga shtetet kandidate do të kishte pasoja dramatike për vendet e prekura dhe për të gjithë regjionin”. Han u tërheq vërejtjen vendeve të BE-së nëse ato, përkundër raporteve pozitive, do të vazhdojnë të luajnë me letrën e kohës. “Vetëm me një politikë të besueshme do të arrihet sukses në avancimin e procesit të reformave në Ballkanin Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në regjion”, ka thënë ai.

Shtetet anëtare të BE-së kanë qenë vetë ato që e kanë shpallur qershorin si datë për fillimin e bisedimeve me dy shtetet ballkanike. Një shtyrje e mëtejme dhe një mosnjohje e përparimit të arritur nga shtetet kandidate do të kishte pasoja dramatike për vendet e prekura dhe për të gjithë regjionin, ka thënë Han më tutje. “Kështu, për shembull veç tjerash mund të ulet motivi për zgjidhjen e konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Han.

Marketing