“Gjendja në burgje është alarmante”.
Kështu nis njoftimi i ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov pasi vizitoi Burgun e Idrizovës, ku hiq më largë se dje, pati rrahje masive mes të burgosurve ku u përdorën edhe mjete të mprehta dhe disa të burgosur përfunduan edhe në spital nga lëndimet e marra, transmeton TV21.
Në njoftimin e Fillkovit, më tej thuhet se në incidentin e djeshëm, ka të lënduar edhe policë të burgur dhe të burgosur.
Në bisedë me drejtorin e Burgut, Zoan Jovanovski, ministri është njoftuar për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, siç thuhet në njoftim për “mbingarkesën, mospasjen e kushteve hapësinore adekuate për strehim, mungesën e personelit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializim”.