Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Izet Mexhiti u shkarkua nga pozita e nënkryetarit, ndërsa në vend të tij është caktuar Bujar Osmani.
Poashtu, nga detyrat e tyre janë liruar edhe Visar Ganiu dhe Saranda Imeri.
Ndërkohë, pozita e sekretarit organizativ që e mban Blerim Bexheti, nuk është prekur.
Siç shihet edhe në fotografi Bexheti dhe Bejta morë pjesë në mbledhje dhe duket se “Grupi i Zjarrit” nuk është më.