Shuhet zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup

Ekipi i Televizionit Alsat nga terreni njofton se zjarri në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup është shuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një shtëpi të braktisur, e cila është shkrumbuar tërësisht.

Marketing

Zjarri nisi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, ndërkaq në terren kishte edhe automjete të zjarrfikësve. Për momentin autoritetet nuk raportojnë për viktima apo të lënduar.