Shuhet zjarri në Kamjan, dëmi është shumë i madh, fatmirësisht nuk ka viktima

Zjarri i cili ka shpërthyer në qumështoren Hit73 në Kamjan të Tetovës, komuna e Bogovinës është lokalizuar dhe shuar dy orë pas shpërthimit.

Marketing

Sipas informacioneve zjarri është denoncuar në orën 18:20.

Komandatin i Njësitit të Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti, ka informuar se zjarri pjesërisht është lokalizuar dhe pjesa më e madhe e fabrikës është shuar.

Në aksionin kanë ndihmuar edhe zjarrfikës nga Gostivari, Shkupi dhe Kavadari.

Ahmeti ka theksuar se edhe pse dëmi është shumë i madh, me rëndësi është se nuk ka viktima.

Marketing