Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe ekspertët e MMJPH-së zhvilluan një takim pune me kryetarin e komunës së Dojranit Ango Angov dhe me Petra Pop Ristova nga Mileucontact, organizatë që ofron mbështetje eksperte për komunën.
Qëllimi i takimit ishte që të ndihmohej komuna e Dojranit përmes dhënies së drejtimeve për përgatitjen urgjente të një Studimi cilësor për rivlerësimin e vlerave natyrore të monumentit të natyrës liqeni i Dojranit dhe rrjedhimisht dhe të Planit të Menaxhimit me zonën e mbrojtur. Këto janë dy dokumentet bazë që do të mundësojnë mbrojtjen më të mirë të liqenit si dhe do të mundësojnë promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Gjithashtu u bisedua edhe për mënyrat për përshpejtimin e realizimit të projektit “Rindërtimi dhe avancimi i sistemit kolektor dhe stacionit të pastrimit në komunën e Dojranit”, për të cilin Qeveria deri më tani ka ndarë mjete për komunën e Dojranit në vlerë prej 135 milionë denarë, që ka rëndësi jetike për mbrojtjen e ujërave të Liqenit.