Sot në Bruksel fillon skriningu dypalësh për Kapitullin 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, i cili është një nga dy skriningjet më të gjata dhe do të zgjasë nga data 3 korrik deri më 7 korrik. Në skriningun para Komisionit Evropian, përmes 75 prezantimeve, do të prezantohen situatat në fushat e: legjislacionit horizontal, menaxhimit të mbeturinave, cilësisë së ujit, natyrës, kimikateve, ndotjes industrial dhe ndryshimeve klimatike.
“Vendi ynë është i përkushtuar për harmonizimin e legjislacionit kombëtar dhe atij evropian në Kapitullin më kompleks 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, për të cilin është përgjegjëse Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Por zbatimi i tij është një sfidë e veçantë. Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë hapa seriozë për përmirësimin e situatës pothuajse në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe menaxhimit të ujërave. Pres që krahas shkëmbimit të informacioneve për atë që është arritur, të identifikojmë së bashku sfidat sipas fushave, sidomos në ato që kërkojnë investime më të larta dhe të ofrojmë mbështetje të fortë si nga institucionet evropiane, por edhe brenda shtetit, sepse vetëm me gjithëpërfshirje dhe përkushtim të gjerë mund ta arrijmë qëllimin e vendosur” – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova gjatë hapjes së skriningut.
Përveçse është një nga kapitujt më kompleksë, është edhe një nga më të shtrenjtët. Coordinator i Kapitullit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të gjitha fushat, përveç fushës së kimikateve për të cilin është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë. Janë të përfshira edhe një sërë institucionesh të tjera, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë etj.
Për shkak të kompleksitetit të kapitullit dhe për shkak të kërkesave të larta për investime për realizimin e tyre, pritet miratimi i periudhave më të gjata tranzicioni për zbatim, veçanërisht për direktivat me investime të larta.
Sipas Shukovës, përveç sfidës së arritjes së kërkesave të BE-së përmes harmonizimit të legjislacionit kombëtar me politikbërjen evropiane dhe të mençur që shpiejnë në zbatimin e tij, shteti dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përballen edhe me sfidën e pranimit të këtyre politikave në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe sigurimin e një strukture të përshtatshme menaxhimi.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë. Ne llogarisim në udhëheqjen tuaj, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për të vazhduar bashkëpunimin tonë për këtë kapitull në frymën e besimit reciprok, respektit dhe mirëkuptimit të përbashkët për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe arritjen e anëtarësimit të plotë në komunitetin evropian” tha Shukova nga Brukseli.