Shukova: Skautët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë partnerë shumë të rëndësishëm të MMJPH-së

Në Qendrën e Skijimit – Krushevë, sot është hapur zyrtarisht shfaqja e 13-të e Skautëve të Maqedonisë, që do të mbahet deri më 21 korrik nën moton “Arrij lartësitë” dhe në të cilën marrin pjesë më shumë se 1000 skautë nga 16 vende të rajonit, Evropës dhe botës.

Marketing

Ngjarja organizohet çdo pesë vjet nga Shoqata e Skautëve të Maqedonisë dhe është kampi më masiv, edukativ, avanturesk dhe shumëditor për fëmijë dhe të rinj. Patron i përgjithshëm i shfaqjes së skautëve është kryterati i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa mbështetje logjistike ofron Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në fjalimin e saj gjatë hapjes theksoi se skautët gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë partnerë shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe se janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet e MMJPH-së që i kushtohen mbrojtjet së vlerave natyrore.

– Faleminderit të gjithëve, sepse nuk e mbaj mend herën e fundit që ka pasur kaq shum energji positive në një vend. Në këtë kontekst, ne do të mbështesim plotësisht aktivitetet tuaja, siç kemi bërë në dy vitet e fundit. Ju jeni një partner i rëndësishëm dhe mbrojtës i mjedisit për ne, tha ajo.

Në dy vitet e fundit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për herë të pare e ngriti bashkëpunimin e organizatat e skautëve në një nivel më të lartë institucional. Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit dhe është siguruar mbështetje financiare dhe logjistike për aksionin BORENKA – vizatoni pemën tuaj, kushtuar edukimit joformal të fëmijëve dhe të rinjve në shkolla dhe organizata rinore dhe pyllëzimin e zonave të djegura në zonat e mbrojtura. Zjarret shkatërruese të vitit të kaluar, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, ishin rezultat i ndryshimeve klimatike dhe pjesërisht i sjelljes së pakujdesshme të njeriut në natyrë. Dhe ndërgjegjësimi dhe dëshira e këtyre të rinjve për t’u përfshirë dhe për të kontribuar në rinovimin e tyre do të thotë respekt për natyrëm, për të gjithë njerëzit dhe për veten e tyre.

Organizatat e skautëve në vendin tonë dhe në botë janë ndër format më të mira të kthimit të lidhjes së njerëzve me natyrën, dhe që nga mosha më e vogël fëmijëve duhet t’u jepet mundësia të përjetojnë siç duhet natyrën dhe të mësojnë të jetojnë në harmoni me të.

Këtë shfaqje e hapi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili duke e uruar Shoqatën e Skautëve të RMV-së për 70 vjetorin e ekzistencës së tyre, shprehu mbështetjen e tij të plotë.

– Duke përdorur njohuritë, aftësitë dhe përvojat e skautizmit, ju promovoni aktivizmin dhe jetesën e shëndetshme tek të rinjtë. Programet tuaja mbështesin zhvillimin intelektual, psikologjik, social dhe emocional të njerëzve në moshë të re. Si një nga organizatat joqeveritare me një numër të madh anëtarësh, ju kontribuoni në arsimin joformal cilësor, qytetarinë aktive dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunitetit – tha Pendarovski.

Në këtë ngjarje folën edhe ambasadori evropian David Geer, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsoski.

Për zyrtarët e lartë dhe mysafirët u organizua një xhiro nëpër kamp, ku patën mundësinë të njihen me skautët dhe vullnetarët nga vendet – pjesëmarrës në shfaqje: Republika e Maqedonisë së Veriut, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Izraeli, Sllovakia, Serbia, SHBA, Francë, Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Itali, Rumani, Spanjë, Zvicër.