Shullazi merr edhe një avokate amerikane për ta mbrojtur, Apeli shtyn seancën

Emiljano Shullazi ka ngarkuar për mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane.

Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Miliana Muça.

Avokatja amerikane Lambrini Nassis është shprehur se çdo person ka të drejtën që të ketë një proces të rregullt gjyqësor, ndërsa avokati tjetër i Shullazit, Vladimir Meçe tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Marketing

Ai shtoi se çështja mund të shkojë edhe në Strasburg.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga shkalla e parë ndërsa procesi po zvarritet në Gjykatën e Apelit prej dy vitesh. 

Marketing