Novak Djokovic u imponua si protagonisti kryesor i edicionit të 133 të turneut të famshëm të tenisit, “Wimbledon”, në finalen e të cilit, serbi mposhti pas një ndeshje maratonë, yllin veteran të këtij sporti, Roger Federer.
Një sukses gjigant që i shkon për shtat edhe një shpërblim stratosferik. Kështu mësohet nga “AS” se mes milionave të eurove që organizatorët shpërndajnë në total mes çmimesh, 11% më shumë se në edicionin e kaluar, serbi Djokovic përfiton plot 2,613,400 euro.
Ndërkohë, finalisti Roger Federer ka arkëtuar 1,310,900 euro, po aq sa Simona Halep
që u shpall kampione për femrat, pasi mundi në finale legjendaren Serena Williams.
Gjysmëfinalistët Rafael Nadal dhe Roberto Bautista përtuan respektivisht nga653,000 euro.
“Wimbledon” është turneu i dytë që akordon më shumë çmime dhe shpërblime monetare, i renditur pas “US Open”, dhe para “Australian Open” e “Roland Garros