Skuadrës Manchester United do t’i duhet ta thyejë një rekord botëror për ta përvetësuar francezin Kalidou Koulibaly.
Për shkak të aftësive të shkëlqyeshme të mbrojtjes, pjesëtari i klubit italian tani është në top listën transferimeve të Djajve të Kuq, shkruan Goal.
Mirëpo Napoli nuk do ta lejojë futbollistin 27 vjeçar të largohet për një çmim të ulët. Çmimi që ka vendosur kjo skuadër është 127 milionë euro.
Nëse Manchester United është e gatshme ta paguajë këtë shumë, atëherë Koulibaly do të bëhet mbrojtësi më i paguar në botë.