Shumë sektorë kanë mungesë kuadrosh të kualifikuar

Mungesa e kuadrove profesional të kualifikuar, shfaqet thuajse në të gjithë sektorët. Por, mungesë më serioze vërehet në sektorin e turizmit, në industrinë e metalit dhe elektronikës, në ndërtimtari, agrokulturë, mjekësi dhe makineri.

Marketing

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se të rinjtë duhet të fokusohen në drejtimet deficitare në shtet që pas shkollimit më lehtë të arrijnë deri te punësimi.

Të rinjtë duhet të fokusohen në profesionet deficitare që janë në Maqedoni për faktin se mundësitë për punësim janë më të mira dhe mundësitë për ngritje në karrierë. Duhet të theksojmë faktin se migrimi i të rinjve nuk është fenomen apo pasojë e vetëm pagave më të mira që i marrin të rinjtë jashtë por është edhe cilësia e jetës që ofron Perëndimi”- u shpreh Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike Veri-perëndimore.

Drejtuesit e shkollave të mesme profesionale kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë më shumë masa për rritjen e interesimit të nxënësve për drejtimet profesionale, të cilat edhe më së shumti kërkohen në treg.

Nxënësit duhet të regjistrohen nëpër shkolla profesionale sepse në tregun e punës shumë kërkohet mirëpo, tek ne nxënësit nuk janë të orientuar ashtu siç duhet, zakonisht shkojnë nëpër drejtimet e përgjithshme, drejtime që nuk kanë perspektivë”- tha Zekirja Zeqiri, zv/drejtor i shkollës profesionale “Boro Petrushevski”

Kjo vjen nga mos motivimi i nxënësve nëpër shkolla fillore, mos informimi i tyre nga prindërit. Gjithnjë e më shumë haset mungesa e nxënësve nëpër shkollat profesionale por për këtë problematikë duhet të ndërmerren masa edhe nga MASH-i”- theksoi Nexhat Lika, profesor në shkollën profesionale Boro Petrushevski

Ministri i arsimit Ademi thotë se po ndërmerren masa për reformimin e arsimit profesional dhe pret që se shpejti të arrihen rezultate konkrete.

Nga ky vit kemi filluar edhe me zbatimin e konceptit të arsimit dual të mesëm që do të thotë më tepër punë praktike për nxënësit të cilët ndjekin këtë lloj arsimimi tek punëdhënësit e tyre me mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të procesit të shkollimit”- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Mungesa e kuadrove profesional në treg është si rezultat i faktit se ende vlerësohen si tërheqëse drejtimet e përgjithshme edhe pse me drejtimet profesionale më lehtë sigurohet punësimi. Një nga faktorët ndikues llogaritet edhe migrimi i të rinjve drejt vendeve evropiane.