“Shumë të mira frangat”, Getinjo reagon pas akuzave për përfshirje në rastin e Loredanës(Foto)

Getinjo ka reaguar pas akuzave se ka marrë para nga çifti zviceran.

Marketing

Gjatë ditës së sotme në mediumin zviceran “20minuten” u lakua edhe emri i reperit Getinjo.

Sipas tyre edhe ai ishte i përfshirë në skandalin e Loredana Zefit. Ky medium zviceran e ka publikuar edhe një dokument me të cilin sipas tyre dëshmohet se edhe vëllai i Mozzik, reperi Getinjo ishte i përfshirë.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.

Dhe nuk ka munguar reagimi i reperit kosovar i cili ka publikuar disa Instastory nëpërmjet të cilave tregon një shumë të madhe parashë.

“Shumë të mira frangat”, ka shkruar ai pranë njërit postim.

Marketing