Shumica aktuale e zgjeruar është pothuajse gati për të formuar Qeverinë e re. Pas takimit të djeshëm mes liderit të Alternativës, Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev, deri të premten priten edhe takime të tjera për të konkretizuar çështjet kadrovike. Ndërsa në fundjavë, pritet të finalizohet gjithçka.
Siç merr vesh Tv Shenja, Alternativës do t’i takojnë 2 ministri dhe 3 poste të zëvendës ministrave. Njëra prej ministrive që do të ketë në krye kuadër të kësaj partie, sipas burimeve brenda Alternativës, do të jetë ajo e Shëndetësisë. Po ashtu, Alternativës i janë premtuar edhe mbi 25 drejtori.
Megjithatë, këto poste do të konkretizohen në takimet e ardhshme dhe po ashtu Alternativa do të tregoj figurat që do të drejtojnë këto institucioneve qeveritare.
Kryeministri Zaev i shoqëruar nga Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi me Bekim Salin deri tani kanë mbajtur dy takime, të fundit një ditë më parë. Sipas deklarimit të Gashit, për ta nuk janë me rëndësi ofertat për kuadrot, për që konceptet dhe programi i tyre të jetë i pranueshëm për pushtetin.
Në kumtesën dërguar mediave, nga kabineti i kryeministrit njoftuan se Alternativa ka arritur marrëveshje në parim me kryeministrin Zaev për bashkëqeverisje. Parimisht, është përmbyllur pjesa e programit qeverisës. Më tej, thansë se kanë filluar bisedimet për marrjen dhe shpërndarjen e përgjegjësive në interes të qytetarëve dhe shtetit, ku janë shkëmbyen mendime rreth zgjidhjeve të mundshme për kuadrot të cilët duhet t’i marrin detyrimet eventuale dhe përgjegjësitë, përkatësisht për pozitat, ministrat, zv/ministrat dhe poste të tjera udhëheqëse në kuadër të pushtetit qendror.
Të premten u mblodh kryesia e Alternativës, e cila e autorizoi kryetarin Gashi, që të vazhdoj bisedimet për hyrje në Qeveri.