Shumica e re/ Reagon zyrtari i lartë i LSDM-së

Pasi sonte VMRO-DPMNE, е majta, AAA dhe BESA njoftuan se kanë formuar shumicën e re në Kuvend, ka reaguar kryetari i ri i LSDM-së i Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Marketing

“Çdo krizë, një mundësi e re! Durim, mençuri, punë”, ka shkruar Kostadinov në Facebook.

Ky është reagimi i parë i një zyrtari të lartë të LSDM-së pasi lideri i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi se do të paraqesin mocion mosbesimi ndaj qeverisë nëse kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen e paralajmëruar.