Më shumë se 60 për qind e shkollave shtetërore dhe komunale në Japoni e vazhduan punën ose po përgatiten që ta bëjnë këtë edhe krahas përhapjes së virusit korona dhe gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe në gjashtë prefekturat, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
Rreth 11 për qind e shkollave shtetërore dhe komunale tashmë kanë filluar me punë dhe do të punojnë madje edhe në zonën e gjendjes së jashtëzakonshme.
Autoritetet lokale thonë se kërcënimi nga infektimi në shkollat nuk është i madh. Shkollat do të mbyllen në Tokio deri në fillim të majit.
Kryeministri Shinso Abe sot pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në shtatë prefektura, përfshirë edhe Tokion.