Shumica parlamentare, “Alternativa” vendos nëse do të hyjë në qeveri

Anëtari dhe deputeti i “Alternativës”, Skender Rexhepi, dit më për mediat e vendit deklaroi se të premten në mbrëmje anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë dhe do të vendosë nëse do të bëhen pjesë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare apo do të mbeten pjesë e bllokut opozitar. Sipas tij, nëse “Alternativa” vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, kusht duhet të jetë prioriteti i programit të partisë para pozitave të pushtetit.

Marketing

Kryetari i partisë, Afrim Gashi javën e kaluar pati takim me kryeministrin dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, ku u zyrtarizua propozimi që Alternativa, e cila ka katër deputetë, të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, me çka do të rritej shumica e pushtetit në Kuvend.

Kjo do të nënkuptonte prishje kualicionit të Alternativës me Aleancën për Shqiptarët me të cilën kanë garuar sëbuashku në zgjedhjet e fundit parlamentare e më pas edhe ato lokale. Deputetët e Alternativës ishin nënshkrues të nismës për mosbesim të Qeverisë, por pasi që Kastriot Rexhepi nga Besa nuk u paraqit në mbledhje, dështoi ky tentim i partive opozitare.

Poashtu sonte Këshilli qëndrorë i LSDM-së pritet të shqyrtojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev apo do ta refuzojnë atë. Nëse pranohet dorëheqja, fillon procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Sipas Statutit të partisë, është paraparë afat prej 15 ditësh për shpalljen e zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të ri të LSDM-së.

Aktivitetet e partive u pezulluan për shkak të tre ditëve të zisë dhe fatkeqësisë së autobusit në Bullgari.

Marketing