Shutka e përgatitur për ardhjen e Gruevskit?! (VIDEO)

Televizioni 1TV përmes emisionit “Studio1” ka trajtuar temën për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, e cili duhet të shkojë në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku” të hetuar nga Prokuroria Speciale, ku ai është ishte urdhërdhënësi për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600 mijë eurove.

Marketing

Gazetari i 1TV, Antonio, i cili nga burgu i Shutkës është lajmëruar duke informuar se cilët janë kushtet në këtë burg, ku pritet të vuajë dënimin edhe ish-kryeministri Gruevski.

Nga ky burg theksuan se janë të përgatitur për Gruevskin dhe se ata presin që ai të lajmërohet për të vuajtur dënimin. Më tej nga autoritetet e burgut kanë thënë se trajtimi i tij do të jetë sikur për të burgosurit e tjerë.

Marketing