SHVL UÇK: Nderim-perkujtime per 3 heronj të lirisë

SHVL UÇK ka perkujtuar sot tre heronj te lirise. Ne masa të pandemise kovid, ish luftetarë e familjarë perkujtuan deshmorët : Fadil Rufati, Servet Haradini, Zeqirija Tahiri te rene te guri i kuq mbi tetove, si dhe te tjeret qe perjetesohen te emblema e uck-së ne Tetove prane teqese.

Marketing

“Vazhduam traditen e nderimit bazuar ne amanetet e Halil Rufatit, babait te Fadil Rufatit, se bashku me anetaret e Familjes së tij, të cilës iu bashkangjiten edhe anetaret e Familjes së Servet Haradini, bashkeluftetaret e 6 Brigadave te UCK dhe te plagosurit e Lirise”, thuhet ne kumtesen e Shvl-uck-së.

Hazbi Lika, vleresoi lart Guximin e 3 Heronjeve qe iu pergjigjen luftes se Vitit 2001,ne kohen me te duhur, ranë per te mos vdekur kurre.

Ne vazhdim foli Fazli Veliu, i cili permendi vendosmerine e Fadil Rufatit, i cili u nise nga Italia me shokë, duke thenë fjalët qe vinë sot ketu: “Jan nisur per te bere te pamunduren per popullin tone te lashte Ilir, të ri shqiptar. Zeqirija Tahiri luftoi per te gjitha viset shqiptare, Servet Haradini ra ne Gajre,  ushtima e krismave u ndal, kur pushoi se rrahuri zemra e tij” tha Veliu.