Sot në mbarë hapësirën shqiptare nderohet dhe përkujtohet me dhembje dhe krenari heroi ynë legjendar Rahim Beqiri, Komandant “Roki” që përfaqësoi me dinjitet tri Emblemat e UÇK-së, fillimisht atë të Lëvizjes Popullore të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.
Ai nderohet e përkujtohet në Dardanë (Kamanicë) te kompleksi memorial i UÇK në Gjilan në Malësinë e Madhe drejtpërdrejtë në viset tjera shqiptare në Iliri dhe më gjerë. Ai nderohet me konsideratë të thellë nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e përbetimit për flamur, komb dhe atdhe.
Viset ku ai luftoi janë njomur me gjakun e tij rinor të pashlyeshëm.
Lavdi, Përjetësi!
SHVL-UÇK Kombëtare
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
Fazli Veliu, kryetar