Si dëshiron ta kujtojë djali i tij, tregon vet Bujar Osmani (VIDEO)

Zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në një rrëfim ndryshe ka treguar për momentet pë interesante të zgjidhjes të çështjeve më të rëndësishme për Maqedoni, për jetën private për këshillat e Ali Ahmetit dhe shumë shqetësime brenda partiake lidhur me procesin eurointegrues të vendit njofton Aktuale.mk

Marketing

“Më kujtohet një moment në të cilin një fjali e kryetarit Ahmeti e cila na qetësoi të gjithëve. Ai tha kështu. Çdo gjë e mirë lind nga dhimbja. ” thotë Osmani.

Rrëfimin e tij Osmani e ka vazhduar me kujtimet që ka patur nga takimet me euro deputet edhe euro ministra.

“Vitin e kaluar vija në Maqedoni për të fikur zjarre dhe për të menagjuar kriza kurse tash vij të provoj shembullin më pozitiv të rajonit dhe ndihem sikur kam ardhur në një shtet tjetër” kujton thënien e përfaqësueses së lartë për Bashkimit Evropian për politikat e jashtme Federika Mogerini, njofton Aktuale.mk

Duke folur për jetën e tij private Osmani tregon një ndodhi të veçantë me djalin e tij.

“Tani kur e pyetin ai thotë se babi punon në telefon por do kisha dashur që në të ardhmen ai të thotë që babai im ishte pjesë e anijes e cila e dërgoi në Prespë për ta nënshkruar marrëveshjen që e futi shtetin në NATO e cila e siguroi paqen e 100 viteve të ardhëshme dhe në BE e cila siguroi perspektivë afatgjate gjeneratave që vijnë” ka thënë Osmani .

Në vazhdim mund të shikoni rrëfimin e plotë të zv kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani.

Marketing