Artan Hoxha, gazetari i njohur shqiptar ka folur sonte më shumë rreth profesionit të tij.
Ai si rrallëherë ka folur për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur, ku na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.
Si dhe ku i pastrojnë lekët të fortët e Shqipërisë? Artan Hoxha e thotë troç:
“Ftoni tek emisioni tjetër Fevziun, thoni që e ka koston shumë të lartë për të ardhur dhe e faturoj që e ka koston 500 mijë euro për të ardhur në emision dhe kështu pastrohen paratë. Bëni një koncert dhe pastroni më shumë, thoni se kushton 5 mijë euro bileta. Hap një kompani kateringu byrekët i bën plaka, miellin ta sjellin kristal, lumi i Vlorës bën hithra super cilësi e mirë, ca do më“, tha ai në Top Channel.